Home LAJME Skuadra e madhe gjermane e kërkon Sadikun

Skuadra e madhe gjermane e kërkon Sadikun

1119
0
SHARE

Armando Sadiku mund të përfundojë në elitën e futbollit gjerman.

Është skuadra e njohur gjermane, Borussia Moenchegladbach që ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar.

Sadiku shkëlqeu në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, ku shënoi edhe golin e vetëm për Shqipërinë.

Ai ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij Zurichin, por ka treguar se do të largohet nga aty.

 Gjermanët e Borussia Moenchegladbach janë të gatshëm ta paguajnë kartonin e lojtarit për ta transferuar atë.

Megjithatë Zurichu ka paralajmëruar mbajtjen e Sadikut edhe pse vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

Për Sadikun interesim ka shprehur edhe Sampdoria në Serie A.