Home LAJME Partia popullore serbe kërkon të mbyllet kufiri me Maqedoninë

Partia popullore serbe kërkon të mbyllet kufiri me Maqedoninë

968
0
SHARE

Partia Popullore Serbe, e cila në zgjedhje ishte pjesë e koalicionit të partisë së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, sot ka kërkuar nga Qeveria që ”sa më shpejtë ta mbyllë kufirin me Maqedoninë”.
Kjo kërkesë është bërë me qëllim pengimin e ”valës së pakontrolluar të migrantëve në territorin e Serbisë”, duke insistuar që Serbia të ndjekë politikat e vendeve të BE-së për migrantët, që do të thotë vendosjen e gardheve në kufi.
Partia Popullore Serbe njihet si parti me qëndrime pro-ruse dhe anti-BE.