Facebook ka caktuar politika të reja për mediat që janë në FB. Ju do t’i shihni më pak në faqet tuaja njoftimet e portaleve, e edhe ato të gazetës portalit Lugina Press. Por ka një zgjidhje edhe për ketë: Aty ku e keni bërë ‘like’ faqën e Lugina Press duhet ta bëni “see first” dhe cdo gjë do të kthehet si më parë.
Facebook ka bërë disa ndryshime masive këtë javë, të cilat kanë lënë njerëzit të pakënaqur me atë çfarë shohin në postimet kryesore (news feed) të këtij rrjeti social.
Facebook ka ndërruar mënyrën se si lajmet shfaqen në “news feed” tuaj, duke bërë që postimet e miqve dhe familjarëve t’iu shfaqen më së larti.
Kjo nënkupton që postimet nga gazetat, blogjet, VIP’at, apo organizatat tjera që ju keni bërë “Like” nuk do të shfaqen domosdoshmërisht në “news feed” tuaj sikurse që janë shfaqur më herët.
Kështu që nëse dëshironi të informoheni në Lugina Press me lajmet tona, ju duhet të ndiqni këtë këshillë të vogël.
Vetëm shkoni në faqen e portalit Lugina Press në Facebook dhe klikoni tek butoni “Like” ose “Liked”, që dallon nga ajo nëse e keni bërë më herët like faqen tonë.
Pasi të keni klikuar nga menyja e hapur, vetëm zgjidhni opsionin “See First”.








