Home Aktuale Kryetari Kamberi kërkon zgjidhje emergjente për furnizimin me ujë të pijshëm

Kryetari Kamberi kërkon zgjidhje emergjente për furnizimin me ujë të pijshëm

1087
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka kërkuar nga udhëheqësit e NP Komunalisë që furnizimi me ujë të pijshëm sidomos në këtëo temperature të larta të jetë i rregullt.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në kabinetin e tij me drejtorin e NP Komunalisë dhe stafin e tij kryetari Kamberi ka kërkuar që sa më parë të zgjidhet problem i furnizimit me ujë të pijshëm dhe mos të ketë ndërprerje. Sipas kryetarit Kamberi, gjatë ditës së sotme ekipet e NP Komunalisë do të dalin në teren për ta parë gjendjen reale dhe mundësin e zgjidhjes së këtij problem sa më parë.