Home Aktuale BIPBM me një program fetar përkujton lufën e Bedrit

BIPBM me një program fetar përkujton lufën e Bedrit

769
0
SHARE

Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë(BIPBM) në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme Sezai Surroi në Bujanoc ka përkujtuar luftën e Bedrit .

Me këtë rast Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë(BIPBM) në bashkëpunim më nxënësit e shkollës së mesme Sezai Surroi në Bujanoc ka mbajtur program fetar kushtuar kësaj ngjarje historike në historinë Islame.

Në manifestim të pranishmit i përshëndeti mytiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi i cili foli rreth rëndësisë së luftës së Bedrit. Ndërkohë vazhdoi programi i organizuar nga nxnësit e shkollës së mesme Sezai Surroi i cili përmbante ilahi, këndim nga Kurani dhe poezi./Lugina Press/