Bashkëpunimet e realizuara këto ditë janë duke paralajmëruar një garë të madhe për hitin e këtij sezoni në muzikën shqipe.
“Bow Down” është dueti që e sollën Enca Haxhia dhe Noizy e që për tri ditë (e publikuar më 15 qershor) numëron mbi dy milionë shikime në YouTube.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=c4Vmjyjst4U” width=”560″ height=”315″]
Me një duet të radhës kanë ardhur edhe Ghetto Geasy dhe Majk. Kënga titullohet “Ajo” dhe është publikuar më 16 qershor. Aktualisht numëron mbi 1.3 milionë shikime.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=BBpQ3f9AlcU” width=”560″ height=”315″]
Të premten (17 qershor) e lansuan bashkëpunimin e tyre Capital T dhe Dhurata Dora, “Bongo”, që hy në konkurrim për hitin e verës.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=B1EFJfGWU0U” width=”560″ height=”315″]
Sidoqoftë, është akoma herët dhe pritet të publikohen edhe shumë këngë të tjera që do t’i rivalizojnë këto që i përmendëm.






