Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti” nga Tërnoci ka realizuar projektin “Sofra e Ramazanit” me qëllim që edhe familjet skamnore në komunën e Bujanocit të mos ndien të vetmuara dhe të harruara të paktën gjatë muajit të Ramazanit. “Sofra e Ramazanit ” titullohet projekti që ka realizuar Organizata Kulturore Humanitare”Horizonti” nga Tërnoci, projekt ky që i dedikohet familjeve në nevojë.
Horizonti, mundohet që ti dalë në ndihmë familjeve në nevojë në mënyrë që këto familje të paktën nëpër festa të mos e shohin vetën të vetmuara dhe të harruara.
Projektin e kanë ndihmuar vëllezërit tanë nga Komuna e Bujanocit të cilët jetojnë në Turqi por që dëshirojnë të mbetën anonim por të njohur për Organizatën Kulturore Humanitare “Horizonti”./Lugina Press/












