Kuvendi Komunal i Bujanocit ka mbajtur seancën konstituive me çrast ka zgjedhur udhëheqësinë e re të qeverisjes lokale.
Pas arritjes së marëveshjes së koalicionit PVD-UDSH-LPD dhe grupimi qytetar sërb “Për një Bujanoc më të mirë”, lista SPS-JS, SPO dhe lista rome, sot u mbajt seanca konstituive ku u votua për zgjedhjen e kryesueve te rinjë të kësaj komune.
Me këtë rast është bërë verifikimi I mandatit të 41 këshilltarëve të kuvendit komunal.
Ndërkohë është zgjedhur kryetar i kuvendit komunal Jonuz Musliu ndërsa sekretar Selami Mustafa.
Më pas ka vazhduar seanca e parë në krye me Jonuz Musliun ku propozoi zgjedhjen e kryetarit të komunës, zëvendës kryetarin dhe anëtarët e këshillit komunal.
Me votim të fshehtë me 24 vota për kryetar të komunës, është zgjedhur Shaip Kamberi ndërsa zëvendës të tij Stojanqa Arsiq./Lugina Press/








