Home Aktuale PVD-UDSH dhe LPD takohen për formimin e koalicionit

PVD-UDSH dhe LPD takohen për formimin e koalicionit

909
0
SHARE

Edhe LPD i është përgjigjur ftesës së koalicionit PVD-UDSH për  formimin e  koalicionit për qeverisjen e re  në komunën e Bujanocit.

 Përfaqësuesit e LPD-së   janë takuar sot me përfaqësuesit e koalicionit PVD-UDSH në zyrën e PVD-së në Bujanoc, për të biseduar për formimin  e koalconit të mudshëm për qeverisjen e Bujanocit.

 Ragmi Mustafa, nga koalicioni PVD-UDSH ka thënë se sa i përket LPD-së  parimeve bazë principeve që i kemi vendos jemi plotësisht dakord , kemi mbetur  ti sqarojmë edhe çështjet teknike.

Ajo që është e rëndësishme që ne po mundohemi në radhë të parë  është të vendosim interesin e shqiptarëve dhe në këtë drejtim besoj që do ta arrijmë një bashkëpunim të mirëfillt për  një qeversije më të drejtë dhe më të barabartë ka thënë Mustafa.

   Ndërkohë  Arsim Asllani, nga Lëvizja e Progresit Demokratik tha se u takuam për parimet bazë gjë që ishte një takim i frytshëm ku kishte pajtim për ato pika,  mirëpo çështjet teknike mbetet të diskutohen dhe ne si subjekt jemi të hapur për të gjithë,  na mbetet oferta konkrete nga ana e PVD-së.

Koalicioni PVD-UDSH, me bartës Shaip Kamberin,  në zgjedhjet lokale të  24 prillit ka fituar  12 këshilltarë, PD    10 këshilltarë, ndërsa    LPD arritur  4 këshilltarë./Lugina Press/