Home Aktuale Zv/ministri Geca: Nuk do të ketë mardhënie mes Kosovës dhe Serbisë nëse...

Zv/ministri Geca: Nuk do të ketë mardhënie mes Kosovës dhe Serbisë nëse edhe shqiptarët e Luginës nuk i gëzojnë të drejtat e barabarta

712
0
SHARE

 Për herë të parë sot Luginën e Preshës e vizitoi   Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal  të Kosovës, njëherit këshilltarë i kryeministrit të këtij shteti, Bajram Geca, i përcjellur nga zyrtari i zyrës ndërlidhëse Kosovë –Serbi, Valdet Sadiku dhe bashkunëtorët e tjerë.

Gecaj u takua me Kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtarë Shqipëtarë Junuz Musliun. Gjatë dy takimeve u bisedua për situatën në përgjithësi në Luginën e Preshevës. Me këtë rast zëvendës ministri Gecaj i bëri apel qeverisë serbe që të bëjë të pamundurën për shqiptarët e Luginës siç po bënë Kosova për serbët në Kosovë. Shqiptarët e Luginës të Inkuadrohen në institucionet shtetërore dhe të jenë një ze i fuqishëm i shqipëtarëve tha Gecaj. Me këtë rast i pari i Komunë së Bujanocit

13043768_1166166236736633_2028459173561207676_n

Nagip Arifi falënderoi qeverinë e Kosovës që ka një përkushtim të posatshëm për shqipëtarët e Luginës. Zëvendës Ministri i ministris së pushtetit lokal të Kosovës Bajram Geca, pas takimit që pati me kryetarin e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Junuz Musliun tha se, kam ardhur sot që të njoftohem me problemet e shqipëtarëve të Luginës. Ndërsa Musliu tha se, është koha dhe momenti që Kosova të jetë më afër Luginës. Shpresoj që Republika e Serbisë të punoj në këtë aspek se po shihet që Serbia nuk e ka vullnetin të njejt për shiptarët e këtyre komunave siç e ka Republika e Kosovës për serbët atje. Kërkoj që Serbia të rrespektoj reciprocitetin dhe të punoj shumë e më shumë për këto troje shqiptare, tha mëtej Gecaj. Shpresoj që zhvillimi i dialogut Kosovë Serbi i cili ka për qëllim normalizimin e mardhenjeve do të ndikoj pozitivish edhe në këtë rajon. Nuk do të kemë mardhënie normale të dy shtetet nëse vërtet edhe shqiptarët e këtij rajoni nuk gëzojnë të njejtat të drejta si serbet në Kosovë, përfundoi Gecaj.