Shpesh herë në mënyrë të vetëdijshme, ose të pavetëdijshme mediat krijojnë gracka ku ngec politika. Ky ishte rasti i intervistës sime në Telegrafi.
Unë kurrë s’kam bërë akuza nominale në adresë të kurrkujt, por vetëm kam denoncuar dukuri negative, kriminale me të cilat është përbaltur një pjesë e politikës. Ndaj m’u duk e çuditshme pse njerëz të një partie vendosën të përgjigjeshin ndaj denoncimit të një dukurie si haraçi, që unë përmendja në intervistë. S’di si të veproj tash në një rast si ky. Të përgënjeshtroj ? Po çfarë ? Mençuria popullore ka prodhuar shumë fjalë të urta që e shpjegojnë këtë situatë.
Pacolli, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se hyrja në skenën politike e “Nisma për Kosovën” – partia e formuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj – do t’i jep një dinamikë të re skenës politike kosovare.
Ai nuk dëshiron të flet rreth asaj se a ka qenë vendim i duhur apo jo dalja në skenë e Nismës, duke shtuar se “dyert e bashkëpunimit të AKR-së janë të hapura për të gjithë ata që kanë vullnet dhe dëshirë për ndryshime në vend”.
“Ne nuk konsumojmë urrejtje për asnjë parti dhe për asnjë individ, politikan, për shkak se ky nuk është misioni dhe orientimi ynë në politikë”, ka thënë ai.
I pyetur rreth deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se e AKR-ja nuk është pjesë në kalkulimeve të tij për formimin e qeverisë, zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë: “Secili njeri ka të drejtë ta shpreh opinionin e tij, mirëpo ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me njerëz të sinqertë që kanë qëllime fisnike për ndërtimin e shtetit, jo me ata që shantazhojnë bizneset, duke dëmtuar kështu imazhin e shtetit tonë”.






