Home Aktuale Kryetari Arifi në përkrahje të personave me nevoja të veçanta

Kryetari Arifi në përkrahje të personave me nevoja të veçanta

1194
0
SHARE

 Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi rëndësi të madhe i jep personave me aftësi të veçanta, këtë Arifi e ka dëshmuar edhe me përkushtimin e tij që i ka kushtuar për hapjen e zyres dhe ofrimin e kushteve adekuate për aktivitetet të ndryshme.

12417870_1059487260783760_3964524034150509655_n

Gjatë ditës së sotme kryetari Arifi me bashkëpunëtorët e tijë vizituan zyrën e personave me nevoja të veçanta zyre e cila gjindet në ambientet e sallës së sportit në Bujanoc, ku u prit nga kryetarja e kësaj shoqate Iliriana Azemi me anëtarët e kësaj zyre. Kryetari ndëgjoi përsëafërmi kërkesat e personave me nevoja të veçanta dhe premtoi se do të mundohet që të ia plotësoj kushtet që kanë këta persona, me qëllim që mos të ndjehen të lënë anash dhe të diskriminuar.

12963895_1059487207450432_9029490455996808712_n

Arifi gjithashtu tha se, pushteti lokal gjithnjë do të jetë i hapur sa i përket edhe investimeve financiare për këtë zyre me qëllim të realizimit të aktiviteteve të ndryshme që kanë të bëjnë për personat me nevoja të veçanta. Kryetari Arifi gjithashtu tha se, i kemi nda mjete nga buxheti i komunës kësaj organizate por edhe në të ardhmen do ti kushtojmë kujdes, sidomos kërkesave të cilat i kanë këta persona.

Iliriana Azemi kryetare e shoqatës, është shprehur se, vizita e kryetarit Arifi është një dëshmi se pushteti lokal asnjëherë nuk harron personat me aftësi të veçanta, duke mos harruar edhe përkrahjet e deritanishme që na ka ofruar. Ndërkaq Afrim Agushi anëtar i kësaj zyre falënderoi vizitën e sotme të kryetarit që ndëgjoi kërkesat tona.

Kësaj zyrë gjithashtu vullnetarisht iu është bashkangjitur edhe Xhemile Ramadani psikologe e kësaj shoqate e cila pret që nga kryetari Arifi kërkesat e kësaj shoqate të merren parasysh. Kjo zyrë është hapur vitin e kaluar duke falënderuar ambasadën e gjermanisë në Beograd dhe pushtetin lokal.

Zyra për persona me atësi të kufizuara  është hapur  vitin e kaluardhe  është financuar nga Ambsada Gjermane në Beograd.

Për më tepër kliko linkun e më poshtëm

Bujanoc: Në mënyrë solemne hapet zyra për persona me atësi të kufizuara