Home Aktuale Aksion i forumit rinor të PVD-së kundër degradimit të kulturës dhe komunës...

Aksion i forumit rinor të PVD-së kundër degradimit të kulturës dhe komunës së Preshevës

950
0
SHARE

Të shtunën, më 2 prill, Rinia e PVD organizoi 2 aksione simbolike, ku u shpreh kundër degradimit të kulturës dhe familjarizmit në Komunën e Preshevës, raporton   preshevapress.com  .

DSC5589-632x420

Në Shtëpinë e kulturës dhe në sheshin kryesor në Preshevë u vendosën pankartat “KJO ËSHTË SHTËPIA, KU ËSHTË KULTURA? dhe VILLA MUSTAFA”.

DSC5574-696x462

Kryetari i Forumit Rinor të PVD Leart Hajrullahu tha: “Këto pankarta paraqesin shkatërrimin e kulturës në vendin e kulturës dhe kapjen e komunës nga familja Mustafa. Ky aksion na e bën të qartë se institucionet duhet të jenë të ndara dhe shumë të pavarura, pa interese politike. Në vend që të këmi një kultur të mirëfillt ajo fundoset nga udhëheqësi i saj.

Ragmi Mustafa po mundohet të e familjarizojë komunën, duke e degraduar me pretekstin mustafian.”