Kryetari i qyetit të Bursës Rexhep Alltepe në bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit kanë shpërndarë pako humanitare në veshmbathje për nxënësit e shkollës fillore “ Naim Frashëri “ në Studeniçan.

Për nxënësit me kushte të vështira ekonomike të shkollës fillore “Naim Frashëri “ në Studeniçan, kryetari i qyetit të Bursës Rexhep Alltepe në bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit dhe Bejtullah Vejsel kanë shpërndarë pako humanitare në veshmbathje si xhaketa, nga një shall dhe kapelë.
Me këtë rast janë ndarë 300 xhaketave të dimrit dhe po aq shalla dhe kapela për të gjithë nxënësit në nevojë në Studeniçan, Maranë, Batincë, Draçevicë dhe Mallçishtë.
Kryetari i qytetit të Bursës Rexhep Alltepe është donator i kësaj ndihme, ndërsa organizimin dhe transportin e ka bërë biznesmeni i njohur nga Shkupi Bejtullah Vejsel.
Kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiki në profilin e tij në facebook, ka falënderuar donatorin Rexhep Alltepe që ka ndihmuar nxënësit në kuhën kur kihet parasysh gjendja e vështirë ekonomike në tërë vendin.
” Është knaqësi e veçantë kur tek fëmijët sjell buzëqeshje, gëzim dhe lumturi! Kur kemi parasyshë se gjendja ekonomike në tërë vendin është përkeqësuar dhe se numri i të papunëve është në rritje kjo ndihmë është e mirëseardhur për prindërit dhe familjet me nevojë. Padyshim se edhe për nxënësit kemi sjellur gëzim dhe ditë të lumtur.Në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Studeniçanit falënderoj nga zemra donatorin për kujdesin dhe interesimin që ka për neve, e në veçanti për organizatorin. Zoti i shpërbleftë dhe ju dhashtë gjithë të mirat ” ka shkuar mes tjerash kryetari i Studeniçanit Azem Sadiki .
Ndërkaq donatorin e këtyre ndihmave e ka falënderuar edhe drejtori i shkollës fillore “ Naim Frashëri “ në Studeniçan Lutfullah Memedi./Lugina Press/









