Home OPIONIONE Kohë që nuk harrohet

Kohë që nuk harrohet

917
0
SHARE

Kaluan 16 vite dhe asgjë nuk ndryshoi.Perkundrazi ndoshta situata edhe më e përkeqësuar.
16 vite në kërkim të drejtave,asgjë konkrete.
16 vite peemtime e muhabete të kota prap asgjë.
Sikur harruam se dikush dha jetën.
Harruam se dikush dha pjesë të trupit të tij.
Dikush tjetër derdhi shumë djers e dha shumë mund të paktën për një jetë më të mirë e më të sigurt.
Ndërkohë qe disa të tjerë vrapojnë,punojnë madje bëjnë çmos vetëm që ti mbushin e stërmbushin xhepat e tyre ne kurriz të atyre që dhanë gjithçka për këtë vend.
16 vite kaluan disa pushtetarë ende nuk kanë njohuri se ku gjenden varrezat e dëshmorëve ne Dobrosin.
16 vite ikën ata nuk ishin në gjendje që së paku një herë në vit të dalin e ti nderojnë ata burra të cilët u bënë shkaktarë që këta sot t’i gëzojnë këto pozita.
Sot i ftoj publikisht udhëheqësit tanë politik pa dallim ngjyre politike që më 26 janar 2016 për hirë të gjakut të derdhur le të dalin në homazhe për t’i kujtuar të rënët për liri,spse ata ishin që ua mundësuan këtyre që sot të janë në këto pozita.
Njëkohësisht apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i bashkangjiten këtyre homazheve që së bashku t’i kujtojmë ditët e lavdisë.