Home Aktuale Shtëpia shëndetit në Preshevë përfiton donacion në vlerë prej mbi...

Shtëpia shëndetit në Preshevë përfiton donacion në vlerë prej mbi 12 mijë dollarë

1100
0
SHARE

Shtëpisë së shëndetit në Preshevë i ka arritur një donacion me pajisje të teknologjisë më të re në vlerë prej mbi 12 mijë dollarë.

Foto 7
Ky projekt është donacion i fondit nacional të kombeve të bashkuara. Përfaqësuesi i këtij fondi Predrag Zhivotiç ka thënë se këto pajisje janë të trendit më bashkëkohorë dha kanë për qëllim shërbimin më efikas shëndetësor.
Ndërkaq drejtori i shtëpisë së shëndetit Mitat Sahiti ka theksuar se këto pajisje do të ndikojnë dukshëm në shërbimet shëndetësore ,pasi janë aparatura që barten edhe në teren.
Se këto pajisje do të ndikojnë në diagnostifikimin më efikas të sëmundjeve, e ka thënë edhe shefi i repartit të gjinekologjisë dr Driton Mustafa.
Shtëpia e shëndetit në Preshevë deri më tani u ka ofruar ndihmë shëndetësore edhe mijëra emigrantëve, rast konkret ishte lindja e një foshnje. Si rezultat i punës së mantilave të bardha dhe angazhimit të drejtorit të këtij institucioni , në adresë të shtëpisë së shëndetit kanë arritur edhe disa donacione , e që ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe ndihma tjera si në pajisje teknike dhe gjëra të tjera të nevojshme për shërbime shëndetësore./Lugina Press/