Një grup i të rinjëve vullnetar nga Zyra për të Rinjë nga Bujanoci kanë qëndruar për tre ditë në Beograd në një vizitë studimore me çrast kanë vizituar institucione vendore dhe ato ndërkombëtare të cilët veprojnë në këtë qytet.

Me qëllim të vizitës studimore, të rinjët vullnetar nga Zyra për të Rinjë nga Bujanoci kanë qëndruar në Beograd me çrast kanë vizituar institucione vendore dhe ato ndërkombëtare të cilët veprojnë në këtë qytet.

Fillimisht Zyra për të rinjë nga Bujanoci ka vizituar Këshillin e Eropës institucion ky që po financon projektin e të rinjëve të Bujanocit.
Me këtë rast Zyra për të rinjë nga Bujanoci morri lavdrata të shumta për realizimin e projektit që u cilësua njëri ndër më të suksesshëm në Serbi financuar këtë vit nga Këshilli i Evropës.
Vlenë të theksohet se të rinjë i priti Tim Cartright shefi i zyrës i Këshillit të Evropës në Serbi.
Vjollca Aliu koordinatore e Zyrës për të rinjë në Bujanoc shprehi kënaqësinë që kjo zyre është njëra nga 6 zyrat në Serbi përfituse e projektit që financohet nga Këshilli i Evropës ku të rinëjt e Bujanocit kanë patur mundësinë të mësojnë diçka të re.
Me këtë rast shefi i zyrës i Këshilli të Evropës në Serbi, zyrës për të rinjë i dhuroi materiale për të drejtat e njeriut nd ërsa zyra për të rinjë e nderoi ate me mirënjohje.

Ndërkohë të rinjët e Bujanocit i shoqëroi Aleksandra Vujić , menaxhere e projektit pranë Këshillit të Evropës. Me këtë rast Vujiç para rinisë së Bujanocit foli për kushtet që duhet ti plotësoj Serbia për të hyrë në Bashkimin Evropian. Njëra prej kushteve që duhet ta plotësoj Serbia për të hyrë në Evrop është koventa kornizë për të drejtat e njeriut dhe e dyta është rrespektimi i gjuhëve të pakicave theksoi ajo.
Zyra për të rinjë nga Bujanoci po ashtu ka vizituar edhe Zyrën për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave . Nga e Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave rinsë së Bujanocit iu drejtua Dushanka Popoviç dhe Marko Jovanoviq. Me këtë rast ata treguan se si funksionon Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, aktivitetet dhe projektet e realizuara dhe kush janë përfituesit e projekteve të realizuar.

Ndërsa për punën dhe aktivitetet e Klubit Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, foli Vjolka Aliu koordinatore e Zyrës për rë Rinjë nga Bujanocit
Vizitat zyrtare në Beograd nga zyra për të rinjë në Bujanoci janë realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Evropën Juglindore”, me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=j8o6IaPKv7E ” width=”560″ height=”315″]



























