Në mënyrë solemne kanë filluar sot punimet në rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Tërnoc.
Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit kanë filluar sot zyrtarisht punimet në rregullimin e shtratit të lumit i cili këtë vendbanim e ndanë në dysh.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot vendosi gurthemelin për futjen e lumit në shtrat. Me këtë rast kryetari Arifi uroi tërnocasit për projektin në fjalë që pas përfundimit të tij do të kenë vendin më të pastërt me çrast mund të shfrytezojnë edhe për shëtitje.
Ndërkaq kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit theksoi se kemi të bëjmë me një projekt kapital që ka qenë dëshirë e kahmotëshme, projekt që do të ndikojë në shum aspekte në fshatin Tërnoc.
Si në aspektin e regullimit të pronës publike, evitimi në mënyrë preventive të sëmundjeve të ndryshme sepse vërtet jemi munduar ta mirëmbajmë por nuk kemi munduar aq sa duhet sepse në mungesë të një deponie kjo është shfrytëzuar si deponi.Besojë se me rregullimin e shtratit do të ngritet vetëdijësimi i qytetarëve dhe kjo nuk do të jetë vetëm një shtrat i lumit por edhe një park shetitës tha mes tjerash Agim Haliti.
Nga ana tjetër edhe qytetarët e fshatit Tërnoc e kanë mirëpritur këtë projekt me rëndësi duke thënë se ishte një nevojë e kahmotëshme.
Projektin në fjalë e kanë përshëndetur edhe mërgimtarët e Tërnocit. Reshat Osmani theksoi se kjo është një punë shum e qëlluar, mendoj se kjo i ka munguar gjithmonë Tërnocit.Osmani punimet i përshëndeti edhe në emër të Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërnocit në Zvicërr (LMT).
Vlera e projektit është rreth 75 milion dinarë me tatim në vlerën e shtuar ndërsa 35 milion dinarë tashmë janë siguruar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë bëri të ditur Arifi.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=BTmnWJArfOM&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]
Gjatësia e lumit që do të futet në shtrat është 1.200 metra , duke filluar nga pjesa tashmë e përfunduar, afër stadiumit të fshatit deri në hyrje të Tërnocit nga Breznica, respektivisht tek mulliri ku dhe kanë filluar sot punimet./Lugina Press/

























