Avokati nga Presheva, Ejup Kamberi, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Fikret Limani, ka tërhequr padinë në llogari të Komunës së Preshevës dhe NT “Bratsvo”, në vlerë prej 265.000,oo euro, në dëm të institucionit fetar, të cilin e drejton raporton Ternocipress.
Kësaj shume kur ia shtojmë edhe shpenzimet e avokatit dhe procedurave tjera gjyqësore, del se Këshilli i Bashkësisë Islame, në Preshevë, është dëmtuar në vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.
Përgjegjësia për këto humbje i takon Fikret Limanit, i cili me vetëdije të plotë ka shkelur mbi vakëfin e Këshillit të Bashkësisë Islame, duke luajtur me pasurinë e shenjët të këtij institucioni fetar.
Gjatë njoftimit të avokatit Kamberi, bëhet e ditur, gjithashtu, se Fikret Limani, një gjest të tillë e bënë krye më vete, në bashkëpunim me avokatin publik të Komunës së Preshevës.
Për këtë skandal, që tani, imamët dhe shërbimi profesional mund të inicojnë procedurë penale kundër Fikret Limanit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, funksionit që e ushtron në kuadër të KBI-së, thuhet në njoftimin e avokatit Ejup Kamberi, të cilin mund ta lexoni të plotë në faksimilin e Lëndës së njoftimit.







