Home Aktuale Shikoni ndeshjen ku Thaçi luan, Daçiq referon, e Vuçiqi shikues (Video)

Shikoni ndeshjen ku Thaçi luan, Daçiq referon, e Vuçiqi shikues (Video)

807
0
SHARE

Në stadiumin e kampionit të shumëfishtë të Austrisë, mbrëmë është zhvilluar ndeshja “historike” në mes të ekipit të “BE”-së dhe “Anëtarëve të ardhshëm”, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që përfundoi me fitore bindëse të ballkanasve me rezultat 4:2, transmeton lajmi.net.

Tadiq-Thaci-Vucic 2

Edhe pse ky veprim kishte për qëllim uljen e tensioneve dhe tregonte se të gjithë mund të jemi pjesë e ekipit të njëjtë dhe rivalë vetëm në fushë, të gjithë ata që e kanë shikuar se si Daçiq valëvit flamurin si refer, Antiq blindon portën si portier dhe Hashim Thaqi shkund rrjetën e kundërshtarit si qendërsulmues, sigurisht se nuk kanë mundur të ndalen së qeshuri.

Në ekipin fitues në portë ishte ministri i energjetikës dhe minierave, Aleksandar Antiq, i cili gjatë ndeshjes lëndoi dorën dhe tani po e mban në allçi.

Ndërsa nga tribuna ka bërë tifo kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kurse në cilësinë e referit aty ishte ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Ndeshjen nga tribuant, sikurse kryeministri serb, e shikoi edhe kryeministri kosovar Isa Mustafa.

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=p7xu08qGlpA   ” width=”560″ height=”315″]