VOTO NUMRIN 2 !
Dega e Medvegjës e Partisë Demokratike është çertifikuar nga Komisioni Zgjedhor dhe më 13 shtator 2015 garon me numrin 2.
Qytetarët e Medvegjës ishin të përpikët dhe shumë ekspeditiv duke ju drejtuar pikës së grumbullimit të nënshkrimeve dhe nga 200 nënshkrime sa ishin të parapara i mblodhën 259 nënshkrime. Ekipi i grupit të kësaj Liste menjëherë lajmëroi qytatrët e vetë që të mos mundohen më për të dhënë nënshkrime tjera, por ata nuk u ndalën as ditën e premte gjatë gjithë ditës. Paralel me këtë filloi aktiviteti që edhe zyrtarisht të kompletohet tërë dokumentacioni tjetër konform Ligjit për Zgjedhje Lokale duke ia dale që Brenda orarit të punës të së premtes të dorëzoj aplikacionin për çertifikim. Komisioni zgjedhor, brenda afatit ligjor prej 24 orëve ka kthye përgjigje se është çertifikuar Lista e Partisë Demokratike për Medvegjë me numrin rendor 2. T’ua përkujtojmë se në bazë të ligjeve në fuqi për zgjedhjet lokale numri garues fitohet në bazë të çertifikimit për pjesëmarrje në zgjedhje e nuk bëhet nëpërmjet shortit tërheqës. Kjo dëshmon punën ekspeditive të Grupit së administrates së Listës tonë që një javë para mbylljes së afatit për dorëzimin e Aplikacionit për çertifikim të përfundoj tërë procesin e regjistrimit.
Prandaj, në zgjedhjet e 13 shtatorit 2015, Partia Demokratike me Grupin e qytetarëve të pakënaqur me gjendjen e deri tanishme në Medvegjë, garon me numrin rendor 2.
Edhe njëherë Ju falënderojmë të gjithëve atyre që me aktivitetin e tyre na përkrahën për të kaluar këtë sfidë. Medvegjës do t’i kthehet krenaria e dikurshme. Zëri juaj do të gumzhoj më 13 shtator 2015. Ndërsa obligimi ynë ndaj jush do të jetë i përhershëm deri në kthimin e krenarisë së qytetarit të Medvegjës.
Pas 13 shtatorit pushteti do të frigohet nga Ju, e asesi të frigoheni Ju nga pushteti. Medvegja ka qenë dhe do të jetë e qytetarit. Mjerisht ajo sot nuk është e qytetarit.
Ky është vetëm fillimi.
Zyra për Informim e PD për Medvegjë
22 gusht 2015