Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI
Pakica Serbe në Kosovë kërkojn :
– Kanal të veqantë në televizionin qendror publik (Ky kanal i tv-ës publike tani është duke funksionuar ),
– Frekuenca të veçanta për telefonin mobile dhe fikse ,
– Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive ,
– Njësi të veçanta në kuadër të Policisë dhe në kuadër të Forcave të Armatosura .
– Ndaljen e procesit të privatizimit në Komuna që kan shumicë,
– Pozitën Zëvendësit të drejtorit t të AKI-ës,
– Pozitën e Zëvendësit të Komandatit të FSK-ës.
E këto një ditë leht e kan të kërkojn një etnitet të vaçant në Kosovë .
Kurse shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc e Preshevë jan të diskriminuar dhe nuk gëzojn
– Asnjë minutë emision në gjuhën shqipe në ndonjë kanal televiziv qendror publik ,
– Asnjë frekuenc të veçant për telefonin mobile dhe fikse ,
– Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive,
– Dhe nuk përfaqësohen proporcionalisht në polici e në ushtri e largë të kërkojn Njësi të veçanta në kuadër të Policisë dhe në kuadër të Ushtrisë e xhandarmërisë Serbe ,
– Të drejtën as të marrin pjesë në procesin e privatizimit në Rajonin me tri Komuna që kan shumicë shqiptare,
– Asnjë inspektor, udhëheqës a pozitë kyqe , të shërbimit e të mos flasim për pozita të lart të Zëvendësit të drejtorit të shërbimit ,
– Të drejtën as të shkollohen për shkollën e oficerëve të ushtrisë apo të gëzojn si ushtarak të karrierës e lëre më pozitën e Zëvendësit të Komandatit të ushtrisë speciale .
Ky është RECIPROCITETI i njëmënde,real i realizuar pikë për pikë që është duke u zbatuar në parim atë që gëzojn pakica serbe në Kosovë do të gëzojn edhe Shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit e Preshevës .
Kjo nuk është duke u zbatuar : A thua kur do të zbatohet , pas sa viteve !? .
Kjo krahinë që nuk është e përfshirë në system , e pa përfaqësuar është e shkelur dhe e diskriminuar do të kërkon të jetë njësi e veqantë apo bashkangjitje me Kosovën amë , pasi edhe ashtu është mbajtur referendumi me një dhe dy mars 1992 .







