Arjanit Amidi ka Tërnoci kumuna e Bujanocit është shpallur portjeri më i mir në turneun ndërkombëtar të futbollit “Vllaznimi Cup 2015”i cili është zhvilluar në Durrës.
Në Durrës për disa dit rradhazi është zhvilluar edicioni i 11-të, turneu ndërkombëtar i futbollit “Vllaznimi Cup 2015”.
Në turneun me moton “Gjithçka për Fëmijët”, morën pjesë mbi 100 ekipe nga të gjitha viset shqiptare, ekipe nga vendet e Ballkanit dhe me gjerë.
Në këtë turne ka marrë pjesë edhe KF”Tërnoci” nga Tërnoci të cilët arritnë të rradhitën në vendin e dytë në grupmoshat u13.
Ndërkaq Arjanit Amidi nga ky klub shpallet portjeri më i miri në edicionin e 11-në turneun ndërkombëtar i futbollit “Vllaznimi Cup 2015”.
Arjanit Amidi është këtë vit ndjek mësimet në klasën e gjashtë në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, krahas kësaj ai është edhe nxënës në shkollën e futbollit pranë KF”Tërnoci” nga Tërnoci kumuna e Bujanocit. /Lugina Press/







