Home Aktuale Sllovenia po verifikon nëse Haradinaj u gjykua në Hagë për veprat që...

Sllovenia po verifikon nëse Haradinaj u gjykua në Hagë për veprat që akuzon Serbia

746
0
SHARE

Gjykata e Qarkut në Kranj do të vërtetojë nëse në Serbi ekziston aktakuza kundër Ramush Haradinajt i cili të mërkurën u ndalua në aeroportin Brnik të Lubjanës, transmetojnë mediat sllovene.

Gjykata gjithashtu do të kontrollojë nëse Haradinaj, për veprat të cilat e akuzon Serbia është gjykuar në gjykatën për krime lufte në Hagë.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekzistimi i urdhër arrestit serb që nga viti 2006 në bazë të së cilit edhe u arrestua Haradinaj është vërtetuar nga policia, përcjell KP.

Me këtë rast gjykata ka përsëritur se shtetasi i Kosovës pa e bërë emrin publik do të gjendet në territorin slloven aq kohë derisa çështjet e mësipërme nuk zgjidhen.