Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, H. Nexhmedin ef. Saqipi ua uron të gjithë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.
Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin me knaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shëndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë.
E lusim All-llahun e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frimëzim i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen me dhuntitë që ua dhuron All-llahu si shpërblim, thuhet midis tjerash në mesazhin e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në Bujanoc.
Njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc. 18.06.2015






