Arbnor Fejzulahu është futbollisti më i ri i kombëtares, ai aktivizohet si mbrojtësit i djathtë, megjithatë ai është aktivizuar më së shumti si mesfushor shkattrues por edhe si qendërmbrojtës dhe mesfushor i djathtë.
Arbnor është lindur më 1993 në Preshevë. Ai hapat e parë të fubollit i nisi tek ekipi i KF Tërnocit në Luginë të Preshevës. Në moshën 18 vjecare ndodhi kthesa e madhe në karrierën e tij, ai u zbulua nga Jetmir Salihu, pëgjegjës për talentet në FSHF dhe u ftua në kombëtaren U19 të Shqipërisë. Vlen të ceket se në janar të 2011 ai pati refuzuar kategorikisht ftesën e Serbisë U18.
Pas paraqitjeve me kombëtaren U19, ai u pëlqye nga klubi i Besës së Kavajës ku dhe u transferua.
Fillimisht luajti në kategorinë e parë e pasi u ngjit në Superiore fitoi dhe një ftes nga kombëtarja U21.
![]()
Pas tri sezonesh me Besën, verën e kaluar Fejzulahu u transferua te FK Partizani. Ai u bë titullar i padiskutueshëm në këtë ekip duke i luajtur të gjitha ndeshjet. Ndërsa në ra në sy të De Biasit në ndeshjet derbi të zhvilluara me Tiranën ku Arbnori kreu paraqitje mjaft të mira, në disa ndeshje si mbrojtës i djathtë e disa ndeshje si mesfushor shkaterues.

Tashmë burime pranë De Biasit na konfirmojnë zyrtarisht që Fejzullahu është thirrur ndaj Francës.






