Home Aktuale Sulejman Rexhepi kthehet në BFI

Sulejman Rexhepi kthehet në BFI

1305
0
SHARE

Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi është kthyer sot në zyrën e tij, 12 ditë pas uzurpimit të selisë nga një grup i udhëhequr prej ish myftisë së Shkupit Ibrahim Shabani. Pasi hyri në zyrën e tij, kreu i BFI-së Rexhepi aktin e uzurpimit të objektit e quajti provokim, ndërsa kryerësit e aktit mbeturina. Duke falënderuar drejtësinë e Maqedonisë, Rexhepi u lut që Perëndia t’i fal këta njerëz.

‘Edhe njerëzit tanë në kuadër të BFI-së, është mirë që të marrin mësim dhe shkollë nga kjo që ndodhi dhe le të mbetet mbeturinë historike sepse BFI asnjëherë të këtillët nuk do t’i toleroj. I lutem Zotit, nëse kanë ndonjë pendim, Zoti t’i falë, Zoti t’i kthej vetëdijen, t’i jep shëndet dhe le të merren me punë të tjera. BFI-në, nuk ka të drejtë askush ta prekë’, tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Rexhepi madje foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, për çka edhe apeloi për përmbajtje dhe gjakftohtësi. Javë më parë, Bashkësia Fetare Islame u sulmua nga grupi i udhëhequr nga ish myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani. Uzurpimi i BFI-së zgjati plot 12 ditë, ndërsa më datën 08 maj, Gjykata Themelore Shkupi II urdhëroi që personat të cilët tashmë kanë edhe padi, Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skënder Buzaku, të lëshojnë urgjentisht ambientet e BFI-së. Mosmarrëveshjet në BFI erdhën si pasojë e pakënaqësive të brendshme.