Ka filluar sot asfaltimi i fazës së dytë të rrugës së fshatit Maltërnoc, fshat ky i cili gjndet nëntë kilometra nga qyteti i Bujanocit.
Faza e parë ka përfunduar muaj më parë nga Xhamia e këtij fshati e që do të përfundon deri në hyrje të Maltërnocit në fazën e parë, ndërkaq faza e dytë deri tek shkritorja në Tërnoc ku do të finalizohet asfaltimi i rrugës së shumpritur që prej vitesh nga banorët e këtij fshati.
Asfaltimi i rrugës tre kilometërshe në fshatin Maltërnoc ia ka kthyer gjallërinë banorëve të këtij vendbanim e cila i ndihmon në qarkullimin e tyre.
Me këtë rast Agim Haliti drejtor në ndërmarjen publike për ndërtim të komunës së Bujanocit tha se asfaltimi i kësaj rruge me gjatsi mbi dy kilometra ka vlerën mbi 26 milion dinar, ose mbi 250 mijë ero mjete këto të suguara nga buxheti i komunës së Bujanocit. Edhe pse është një shumë e lartë e mjeteve por ne e kemi ndi nëj obligim moral e kombëtar që këto zona ti pajisim m kushtin me elementar.
Nga ana tjeër banorët e këtij fshati falënderuan pushtetin lokal që ia ka mundësuar asfatimin e rrugës së shumpritur e cila do ti mundësoj qarkullim më të mirë./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=Tp9TQn3k6FM&feature=autoshare ” width=”560″ height=”315″]








