Lugina Press : Përshëndetje , fillimisht na tregoni në pika të shkurtëra kush është Nadije Ukshini ?
Nadije Ukshini: Jam Nadije Ukshini nga Ferizaji, por jetoj në shtetin Zvicëran së bashku me prindërit, ku dhe në këtë shtet punoj dhe veproj.
Lugina Press : A mund të na thuani se kur keni filluar të merreni me aktrim?
Nadije Ukshini: Aktrimin e kam dashur qysh në femijëri, dhe gjithëher kam ëndërruar që një ditë të jem aktore e filmave apo teatrit. Por duke e pasur këtë dëshirë të madhe këtë vit konkurova në një casting të filmave që ishte nga Compania Filmike International Film Europe London-Sëiss, sektori i gjuhës shqipe, për një projekt filmik në gjuhën shqipe, dhe fatmirësisht pas shum kritereve, dhe u përzgjodha për të luajtur në projektin filmik.
Lugina Press : Si u pëzgjodhët në filmin e regjisorit Valton Jakupi ?
Nadije Ukshini: Edhe pse komisioni për për zgjedhje që kishte caktuar regjisori Valton Jakupi, kërkonte shumë për përzgjedhje në rolet e para, por ia arrita pas një mundi tepër të madhë. Unë isha në komisionin e Castingut në qytetin e Argaus, ku dhe u pranova. Dhe jam krenare që hyra në një komision të përzgjedhur nga Regjisori Europian Valton Jakupi.
Lugina Press : Çfarë kritere kërkuan që ti ta mbash rolin kryesor në film ?
Nadije Ukshini: Po në fillim hyra vetëm për pranim aktore, por njëri nga komisionerët me ndaloi dhe më tha nga ti kërkojmë më shumë për në rolet kryesore ai ishte komisioneri Genci, që e falemideroj shumë sepse më ndihmoi në disa raste në monolog,dhe poezi dramaturgjike. Kriteret ishin tepër të vështira, ku pak sekonda para se të përfundoj gati sa nuk u dorzova.
Lugina Press : A është vështirë që në një film të metrazhit të gjatë ta keni rolin kryesor?
Nadije Ukshini: E vështirë është sa që asnjëherë nuk e kisha paramenduar apo ëndërruar, sepse ishte një përgjegjësi e madhe. Dua të them se gjithëher duhet të jesh ai person që rolin e ka shkruar skenaristi e jo ti vetvetja, prandaj kjo kërkon përgjegjësi të madhe dhe koncentrim të plotë që mos të ikë asnjë detal çka e kërkon regjisori. Nuk është lehtë ta kesh rolin kryesorë në një film, sepse je në tërsi të filmit e angazhuar dhe përballë stafit teknik.
Lugina Press : A e dini se roli kryesor në një film ka përgjegjësi të madhe?
Nadije Ukshini: Posa fillova rolin ta luaj e vërejta se përgjegjësia ishte në kulm tepër e madhe, dhe në fillim kisha frikë shumë, por me ndihmën e ekipit teknik dhe ekipit të aktorëve kaloi edhe kjo fobi, por prap duheshte të mbaja përgjegjësi për çdo detal të rolit për ta luajtur sa më natyral dhe me korrektësi. Arti kështu e dëshiron të jesh sa më nytyral dhe i përpikt në punë.
Lugina Press : Na thuani bashkëpunimin me regjisorin e filmit Valton Jakupi?
Nadije Ukshini: Lumturia dhe krenaria më e madhe e imja në jetë është që arrita ta njohë për së afërmi regjisorin shumë të kërkuar eruopian Valton Jakupin, por tash mundem të them se jam njeriu më me fat në botë që arrita të luaj përkrah tij dhe në filmin e tij. Për mua është lumturia e jetës që arrita të marrë pjesë në një film të tij me përmasa të mëdha, sepse është një njeri që nuk e njeh lodhjen dhe rrezikun, dhe gjithëher vrapon pas të bukurës për ta venduar në skenën në filmit apo teatrit. Është një njeri që ia vlenë të gjitha fjalët më të mira në botë ti thuash atij, sepse të gjitha ja vlen. Është njeri me vlera të mëdha dhe me karakter tepër të ngritur. Është Ambasador i Kulturës dhe Kinematografisë në gjithë Europen. Europianët krenohen me ate, por unë jam më e lumtura se arrita të jem pjesë e një Ambasadori të Kulturës dhe Kinematografisë të Regjisorit Valton Jakupi. Por ndoshta Zoti dhe fati do të më ndihmon edhe njëherë në jetë që të jem prap pjesë e ekipit të tij. Sepse ka diciplinë dhe korrektësi dhe një strategji tepër të madhe dhe kurioze në punën e tij artistike. Jame tepër e kënaqeur me bashkpunimin që e kam me regjisorin europian të madhin Valton Jakupi.
Lugina Press : Emri juaj si artiste Nadija Ukshini kohën e fundit shumë përmendet në Bujanoc dhe Kosovë, dhe shume fansa deshirojnë të iu shohin live, a do ta vizitoni Bujanocin?
Nadije Ukshini: Po Bujanoci tash më është bërë edhe pjesë e jetës sime, sepse një muaj rresht kam kaluar tepër mirë me njerëzit e këtij vendi, dhe kam kuptuar se Intelegjenca e kombit qenka në këtë vend duke marrë parasyshë regjisorin Valton Jakupi dhe aktorët e tjerë të këtij vendi. Me deshirë të madhe dhe shumë shpejtë do ta vizitoj Bujanocin, Tërnocin dhe pjesët tjera të Luginës, sepse ja vlenë me vizituar këtë vend që për mua është në Holliëood i shiptarëve më njerëz të shumtë që e dëshirojnë aktrimin e sidomos Filmin. I LOVE YOU BUJANOC dhe gjithë banoret e asaj ane dhe gjithe Fansat e mi.
Lugina Press : Çfarë karakteri të rolit ose çfar ngjarje përfshinë roli juaj në film ?
Nadije Ukshini: Unë në film e luaj rolin e Albanës, një vajzë e një familje me karakter patriotik që mbronë vlerat kombëtare edhe në diasporë, por dashurohem me një djal që është krejtësisht i religjionit – fesë tjetër, por njëher prindërit nuk pranojnë, por me kalimin e kohës dhe me fakte që mbi të gjitha ështe kombi, arrihet një marëveshje mes prindërve për kurorzimin tonë, por më në fund lumturia jonë përfundon ashtu siç nuk e kemi pritur. Për më gjerësisht po e la surpriz në premier të filmit.
Lugina Press : Shumë regjisorë dhe producent presin prej jush edhe më shume filma. Keni plane të angazhoheni në tjera projekte ?
Nadije Ukshini: Aktrimin e sidomos FILMIN asnjëherë nuk do ta ndërpres deri në vdekje, sepse e kam dashur dhe e dua tepër shumë, sa që kam filluar që mos të mundem të qënderoj pa projekt filmik. Por shpresoj se do të paraqitem edhe në filma të tjerë, e kjo varet prej regjisorëve dhe producentëve. Por lexuesëve i them se do të me shohin edhe në projekte tjera.
Lugina Press : Për rininë shqiptare në diaspor çka mendoni?
Nadije Ukshini: Rinia shqiptare pos që e adhurojnë muzikën dhe vizitojnë lokalet e natës me muzikë, i kisha sugjeruar ti kthehen Kinemave dhe Teatrit sepse aty është vlera kulturës dhe vlera e vet njeriut si njeri, e lokalet e natës mundem të them se janë vetëm humbje kohe dhe asgje me vlere.
Lugina Press : Keni porosi për rininë në Bujanoc?
Nadije Ukshini: Rininë e Bujanocit e kisha porositur me këto fjalë. Është hera e parë qe kam lujtur me një film ku një numer i madhë i Castit të Aktorëve dhe Stafi Teknik kanë qenë nga Bujanoci, por aq e lumtur jam që i njoha këta njerëz këta aktorë që rrallë ndokund ka në shqiptari, ishte një numer i konsiderushëm i aktorëve nga Bujanoci, dhe aq mire kam kalu ne mesin e tyre sa jam ndier motra e të gjithëve, jeni njerëz më të mirët në planet dhe rini tepër e kulturuar në krye me njeriun më të madhe në Europ që vjen po nga ky qytet Bujanoci të madhin Valton Jakupin. Faleminderoj të gjithë aktorët koleget e kësaj komune dhe unë sa arrita ti njohë jane njerzit me të shkëlqyer që kam njohur ndonjëher. Rrespekte Bujanoci, Rrespekte Tërnoci Rrespekte e gjithë LUGINA.
Lugina Press : Falëmnderit shumë, shihemi në intervista tjera ?
Nadije Ukshini: Falëmnderit edhe prej jushë shumë, u mesova gjatë filmit me njeërzit e Bujanocit, sa që po e ndjej vehten që jam edhe unë nje pjesë e Bujanocit. Me respekt për gjithë Luginën.










