Një incident i rëndë është regjistruar sot në postën policore kufitare në Goshincë të komunës së Likovës.
Siç raportohet në disa portale, pika policore në këtë zonë malore që shtrihet me Kosovën është marrë në kontroll nga një grup i armatosur, të cilët kanë marrë armët dhe kanë përzënë policët.
Nga MPB Kumanovë për Fokus kanë paralajmëruar se zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski, shumë shpejtë do të dal me informacione për ngjarjen.






