Home LAJME Çollaku merr mbështetje nga zyrtarët italianë për liberalizim të vizave

Çollaku merr mbështetje nga zyrtarët italianë për liberalizim të vizave

697
0
SHARE

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Romë ka vazhduar takimet duke takuar zyrtarë të shtetit italian.

Ministri Çollaku u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Benedetto Della Vedova, nga i cili është siguruar mbështetja e Italisë ndaj perspektivës së qartë për integrimin evropian të Kosovës.

Ai ka shprehur mbështetjen e plotë për nënshkrimin të Marrëveshjes për Stabilizim Asoocim, në bazë të përkushtimit të deritanishëm si në zbatimin e reformave, performancës së përgjithshme, dhe përkushtimin e Kosovës për përmirësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Della Vedova gjithashtu ka shprehur mbështetjen e Italisë për përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, bazuar në përmbushjen e kritereve.

Gjatë ditës, ministri Çollaku është takuar edhe me ish kryeministrin italian, tani president i Fondacionit “Italiani Europei”, Massimo D’Alema, më të cilin diskutoi për të arriturat e Kosovës dhe kontributin që ka dhënë Italia në periudha të ndryshme.

Ministri Çollaku, ka falënderuar D’Aleman për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës e veçanërisht në kohën sa ishte kryeministër kur edhe mbështeti intervenimet gjatë luftës në Kosovë.

Vizita e Çollakut në Itali është përmbyllur me një prezantim publik në Institutin për Çështje Ndërkombëtare (Instituto Affari Internazionali), me temë “Energjizimi i procesit integrues të Kosovës në BE”.