Home LAJME Task Forca Speciale e BE-së do të hetojë në Maqedoni

Task Forca Speciale e BE-së do të hetojë në Maqedoni

790
0
SHARE

Task Forca Hetimore Speciale (SITF) Bashkimit Evropian do të hetojë aferën e përgjimeve dhe aferën “Puç” në Maqedoni.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian në Bruksel ka theksuar për INA se kjo taskë forcë do të përfshihet në procesin e hetimeve në Maqedoni .

“Prokurorë dhe ekspertë të SITF pritet të përfshihen në hetimet në Maqedoni.  Kohë më parë SITF ka siguruar zotime politike të nivelit të lartë dhe marrëveshje praktike për bashkëpunim nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Podgorica, por dhe Shkupi që të mundësojë punën e tyre”, theksoi për INA, zyrtari i BE-së.

Task Forca Hetimore Speciale (SITF) po operon në Kosovë nga viti 2011, ku po zhvillon një hetim penal të pavarur për pretendimet e krimeve të luftës e të krimit të organizuar të përmbajtur në raportin  e Këshillit të Evropës (KiE) të janarit 2011 nga Senatori Dick Marty.

SITF është një njësi vetëfunkcionuese, e përbërë nga prokurorë, hetues, zyrtarë ligjorë, analiste, dhe shtab mbështetës.

Ish-raportuesi i Parlamentit Evropian, Richard Howitt në një nga raportet e tij për Maqedoninë kishte përmendur nevojën e bashkëpunimit të Shkupit me SITF.

“Maqedonia duhet të mbështet Task Forcën e EULEX-it  e njohur si SITF dhe inkurajon vendin të bashkëpunojnë plotësisht me SITF dhe të ndihmojë atë në punën e tyre”, thuhej në raport në pjesën e kritereve politike. (Vilhard Shala/INA)