Home Aktuale SHKA ‘’ Presheva Jehon’’ merr pjesë në Manifestimin kulturor- sportiv”Flakadani i Karadakut”

SHKA ‘’ Presheva Jehon’’ merr pjesë në Manifestimin kulturor- sportiv”Flakadani i Karadakut”

1047
0
SHARE

SHKA “Presheva Jehon” edhe këtë vit ka marrë pjesë në Manifestimin Kulturor dhe sportiv Flakadani i Karadakut kushtuar dëshmorit të kombit Nijazi Azemi. Në këtë mbrëmje është prezantuar tradita dhe kultura e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ka vazhduar edicioni i 14 –të i Manifestimit Kulturor dhe sportiv Flakadani i Karadakut kushtuar dëshmorit të kombit Nijazi Azemi Komandant Mjekrra. Për gjatë 14 viteve pikërisht në muajin mars Vitia bëhet arenë e prezantimit të vlerave kulturore e artistike nga trevat e ndryshme ku jetojnë shqiptarët. Pjesëmarrës në këtë manifestim ishte edhe shoqëria kulturo artistike Presheva Jehon që përfaqësoi Preshevën, vendin ku komandant mjekra sakrifikoi jetën e tij në luftën e fundit në Luginë të Preshevës. Sipas kryetarit të komunës së Vitisë Manifestimi Kulturor dhe sportiv organizohet për nder të komandantit legjendar Nijazi Azemit. Ku për pesë ditë rresht ky manifestim tani më tradicional sjell program të ndryshëm kulturor sportiv për gjithë të pranishmit. Ndërkaq edhe këtë vit shoqëria Kulturo – Artistike Presheva Jehon ka prezantuar program por më ndryshe se viteve tjera. Për dymbëdhjetë vite rresht SHKA Presheva Jehon është pjesëmarrëse në këtë manifestim,kryetari kësaj shoqërie e cilëson këtë festival si mjaft të rëndësishëm për gjithë shqiptarët. Edicioni i 14 i Manifestimit Kulturor dhe Sportiv Flakadani i Karadakut kushtuar dëshmorit të kombit Niajzi Azemit ka filluar më datë 21 Mars, ndërsa do të zgjasë deri më datë 26 Mars,ku dhe do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve./Lugina Press/