Home LAJME Preshevë: Nis iniciativa për ndërrimin e emrit të rrugës “Ivo Lola...

Preshevë: Nis iniciativa për ndërrimin e emrit të rrugës “Ivo Lola Ribar”- , në Skender Kadriu

1152
0
SHARE

Banorët e rrugës “Ivo Lole Ribar” në Preshevë kanë marrë një nismë duke krijuar këshillin iniciues dhe mbledhjen e nënshkrimeve lidhur me mbështetjen e banorëve të kësaj rruge për ndërrimin e emrit nga “Ivo Lola ribar” dhe emërtimin e ri në rruga “Skender Kadriu. Kërkesën e banorëve të kësaj lagjeje e kanë shqyrtuar fillimisht komisioni për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe vendbanimeve në komunën e Preshevës.

Në takimin që kishin realizuar sot ata kanë evidentuar 15 rrugë të qytetit me emra që I takojnë të kaluarës si dhe kanë diskutuar për opsionet lidhur me emërtimin e sheshit të Preshevës.

Banorët e rrugës “Ivo Lole Ribar” në Preshevë kanë marrë një nismë duke krijuar këshillin iniciues dhe mbledhjen e nënshkrimeve lidhur me mbështetjen e banorëve të kësaj rruge për ndërrimin e emrit nga “Ivo Lola ribar” dhe emërtimin e ri në rruga “Skender Kadriu”. Sic referohet këshilli iniciues për ndryshimin e rrugës, propozimi me rreth 70 nënshkrime të banorëve u është dërguar kuvendit komunal duke u mbështetur në parimet e pjesëmarrjes së drejtë për drejtë të qytetarëve në sistemin demokratik të vendimmarrjes. Kërkesën e banorëve të kësaj lagjeje e kanë shqyrtuar fillimisht komisioni për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe vendbanimeve në komunën e Preshevës. Në takimin që kishin realizuar sot ata kanë evidentuar 15 rrugë të qytetit me emra që I takojnë të kaluarës si dhe kanë diskutuar për opsionet lidhur me emërtimin e sheshit të Preshevës. Banorët në rrugën Ivo Llolla Ribar dhe këshilli iniciues, kërkojnë mbështetje nga gjithë këshilltarët e kuvendit pa marrë parasysh ngjyrimet politike aprovimin e iniciativës së rinisur./Lugina Press/