Home Aktuale Bujanoc: Përfundon seminari për arsimtarët e gjuhës angleze të shkollave fillore (Video)

Bujanoc: Përfundon seminari për arsimtarët e gjuhës angleze të shkollave fillore (Video)

850
0
SHARE

Ka përfunduar seminari për arsimtarët e gjuhës angleze të shkollave fillore të komunës së Bujanocit me temën, “Theme-Based Instruction in Teaching English to Young Learners”, “Instruksionet bazike për mësimin e gjuhës Angleze nxënësve të rinjë.

DSCN9041   Në këtë seminar kanë prezentuar arsimtarët e gjuhës angleze të shkollave fillore të komunës së Bujanocit me mësim në gjuhën shqipe dhe ate serbe.Seminari “Instruksionet bazike për mësimin e gjuhës Angleze nxënësve të rinjë”,  është zhvilluar në dy faza, fillimisht trajinimin dy ditor i cili është mbajtur një muaj më parë dhe sot në ditën e tretë përfundimtare profesorët kanë paraqitur punimet e tyre në grupe ashtu  siç ishin të ndarë.  Seminari është organizuar nga Këndi Amerikan në Bujanoc në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane edhe fakultetin pedagogjik të Kragujevcit dhe ka për qëllim zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe nën përkujdesjen e ambasadës së SHBA-ve në Beograd.

DSCN9036   Gordana Klashnja trajnere e këtij seminari ka thënë se qëllimi i seminarit është të ngrisin nivelin e arsimit ,edukimit, të inkurajojë arsimtarët e ciklit të ultë, të përmirësojnë cilësinë e mësimit të gjuhës Angleze. Kjo është dita e tretë e seminarit. Dita e parë dhe e dytë ishin më 21 dhe 22 Shkurt 2015, dhe tani ditën e tretë, kemi të përgaditur tre grupe me nga dy orë mësimi ose ligjëratë çfar kanë përgaditur gjatë muajit të kaluar. Prezentimi i grupeve vlerësohet nga mësueset trajnere Anica Gjokiç dhe Gordana Klasnja ,sugjerimet dhe propozimet i japin vet pjesmarrësit e seminarit. Në fund marrin nga një çertifikatë që ka vlerë 24 pika . Numri i antarëve ishte i parapamë 15 por 6 nuk jan paraqitë, kështu 9 mësues jan aktiv. Ky projekt është i përkrahur nga ministria e arsimit të Serbisë kurse udhëheqëse për te është Ambasada Amerikane theksoi mes tjerash Gordana Klashnja .

[youtube url=”     https://www.youtube.com/watch?v=w4qHSDJXYQA&feature=youtu.be        l” width=”560″ height=”315″]
Ndërkaq vlenë të theksohet se arsimatërt të cilët kanë përcjellur këtë seminar janë shpërblyrt me nga 24 pikë që do të jenë të njohura nga nga Ministria e Arsimit, Shkencës të Serbisë./ Lugina Press/