Radio Televizioni Shqiptar i Luginës është ky emri i mediumit regjional shqip në Luginë të Preshevës.Këshilltarët e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë sot në mënyrë unanime kanë aprovuar vendimin mbi themelimin e Radio Televizionit Shqiptarë në Luginë. Kryetar i KKSH Jonuz Musliu pas këtij akti madhorë ka thënë se do të luftohet deri në fund për mbajtjen e mediumeve publike , por në rast të privatizimit shqiptarët në Luginë do të kenë informimin publik që do të mbrojë fjalën e lirë shqipe.
Me 15 vota pro dhe asnjë kundër këshilltarët e këshillit kombëtarë shqiptarë një zëri kanë aprovuar vendimin mbi themelimin e Radio Televizionit Shqiptarë në Luginë.
Kryetar i KKSH Jonuz Musliu pas këtij akti madhorë ka thënë se do të luftohet deri në fund për mbajtjen e mediumeve publike , por në rast të privatizimit shqiptarët në Luginë do të kenë informimin publik që do të mbrojë fjalën e lirë shqipe. Musliu ka thënë se selia e mediumit shqip në Luginë do të jetë në Preshevë, ndërsa redaksi do të ketë edhe në Bujanoc.
Ndërkaq në këtë seancë pati edhe debate se a do të ketë terr informativ me privatizimin e dy mediumeve publike dhe radio Medvegjës dhe çfarë do të jetë roli i mediumeve private. Hamdi Fejzullahu pasi ka përshëndetur aktin mbi themelimin e RTSHL , ka thënë se edhe po të privatizohen 3 mediumet publike Lugina nuk do të jetë në terr. Ndërsa kreu i KKSH-së Jonuz Musliu duke replikuar ka marrë si shembull mos prezencën e dy mediumeve private në seancën e sotme. Sipas Musliut mediumi privat do të jetë me shumë kushtëzime dhe prapë për shkak të ekonomisë së rëndë në Luginë do të jetë e pamundur mbijetesa. Në anën tjetër edhe zv.kryetari i KKSH-së Zejni Fejzullahu ka thënë se seanca është historike për informimin shqip në Luginë.
Me vendimin mbi themelimin e RTSHL , do të ruhet informimi shqip në Luginë . Por ne do të luftojmë që mediumet publike të vazhdojnë rrugëtimin tyre ka thënë kryetari i këshillit ekzekutiv Shukri Ymeri. Sipas tij edhe BE nuk duhet të veprojë me dy standarde pasi në Kosovë serbëve në TV publik u ka siguruar informim 24 orë , ndërsa shqiptarëve në Luginë ua mohon këtë të drejtë. Themelimin e RTSHL e ka mbështetur edhe shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Jeff Bieley., i cili ka vëzhguar seancën e stome të KKSH.
Këshilltarët e KKSH kanë miratuar edhe strategjinë e informimit për vitin 2015 , ku para këshilltarëve ka raportuar kryetari i komisionit Hevzi Ramadani. Në mbledhjen e sotme Edmond Isufi është emëruar anëtarë në Organin Ekzekutiv, pastaj është miratuar strategjia për vitin 2015 i komisionit për kulturë, aprovimi i kërkesës së shkollës se mesme”Sezai Surroi”Bujanoc dhe shkollës fillore “Muharrem Kadriu” Tërrnoc për dhënien e mendimit për drejtor shkollës./Lugina Press/






