Home Aktuale Bujanoc: Solemnisht kremtohet 7 marsi – dita e mësuesit(Video+Foto)

Bujanoc: Solemnisht kremtohet 7 marsi – dita e mësuesit(Video+Foto)

1211
0
SHARE

Nën organizimin  e shkollës fillore “Muharrem Kadriu“  nga Tërnoci në sallën vogël të shtëpisë së kulturës  në Bujanoc  solemnisht është festuar 7 marsi dita e mësuesit dhe shkollës së parë shqipe.

11029690_907740555932391_1128246766_o

Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc  sot u tubuan  mësues, veteran të arsimit , petagogë,  drejtorë të shkollve shqipe, nxënës,   përfaqësues të pueshtetit lokal të Bujanocit, ata të Këshillit  Kombëtar për të  kremtuar  ditën  e shkollës  së parë shqipe dhe të mësuesit , 7 Marsin.

11046007_907740615932385_1276061824_o

Me këtë rast   u zhvillua një aktivitet i begatshëm kultur e argëtues.Ndërkaq Bajram Salihu professor I gjuhës shqipe në  shkollën fillore “Muharrem Kadriu“  elaboroi rëndësinë e 7 marsit ditës së mësuesit.Në kuadër të këtij manifestimi për nderë të ditës së mësuesit ishte përgatitur një  program i pasur kulturoro-artistik me këngë   , recitale të realizuara  e të përgatitura enkas për këtë ditë.

11028740_907740449265735_1256546288_o

E veçanta e këtij manifestimi ishte se për të përkujtuar këtë ditë tepër të rëndësishme të arsimit shqip u bë ndarja e disa  mirënjohjeve mirënjohjeve  mësimdhnësve tashmë në pension  për kontributin e dhënë në arsim.

 

11025518_907740442599069_1153694715_o

Kremtimi i ditës së mësuesit në Bujanoc tashmë është bërë tradicionale, me çrast për çdo vit manifestimi organizohet  në kuadër të shkollave shqipe të kësaj komune e që kësaj radhe është organizuar nga shkollëa fillore “Muharrem Kadriu“  nga Tërnoci /Lugina Press/

 

[youtube url=”    https://www.youtube.com/watch?v=sefYTnbDHdU&feature=youtu.be   ” width=”560″ height=”315″]