Përpos shumë veprimtarëve shqiptaro-amerikanë, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Frank Wisner, përfaqësues amerikan i treshes ndërkombëtare që ndërmjetësoi në bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës; fotografi i njohur Fadil Berisha, Ylber Kryeziu, konsull i Kosovës në New York, Skender Xhilaga, Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë, Adrian Neritani, Avni Mustafaj, Mehdi Hajdari, Besnik Hajdari, Ilir Hajdari etj.
New York, 3 mars 2015
Teksti dhe foto Dashnim HEBIBI
Shoqata Humanitare «Medvegja», me qendrën e saj në Fully të Zvicrës, po e vazhdon vizitën në SHBA. Delegacioni në përbërje prej Zenel Neziri, kryetar, Fadil Selmani, sekretar, Ismet Selmani, ish- kryetar, Jonuz Fetahu, profesor nga Medvegja, mbrëmë e arritën qëllimin e vizitës në këtë shtet mik të kombit tonë për ta takuar bashkëvendësin e tyre, veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, Xhim Xhema.
Të gjithë jemi në dijeni për angazhimin e tij madhor në çështjen kombëtare para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Medvegjasit deshën ta përqafojnë bashkëvendësin e tyre nga Tupalla dhe ta falënderojnë për gjithë punën që ka bërë. Me këtë rast, z.Xhema kishte organizuar një darkë solemne në New York, konkretisht në A club Steakhouse, në këtë lokal ku kanë hyrë e dalë shumë kongresmenë amerikanë, por edhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare.
Ishte publicisti e gazetari Halil Mula, ai i cili kishte bërë të mundur që të takohen medvegjasit ndërmjet tyre, meqë ka kontakte të shëndosha miqësore me medvegjasin Xhim Xhema. Përpos shumë veprimtarëve shqiptaro-amerikanë, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Frank Wisner, përfaqësues amerikan i treshes ndërkombëtare që ndërmjetësoi në bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës; fotografi i njohur Fadil Berisha, Ylber Kryeziu, konsull i Kosovës në New York, Skender Xhilaga, Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë, Adrian Neritani, Avni Mustafaj, Mehdi Hajdari, Besnik Hajdari, Ilir Hajdari etj.
Me këtë rast, edhe ambasadori Wisner u njoftua nga medvegjasit për së afërmi me situatën që po mbretëron aktualisht në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Më pastaj gjatë darkës, u bisedua sy më sy me Xhim Xhemën për Luginën e Preshevës dhe veçanërisht për Medvegjën.
Z.Xhema, duke e ditur se është shumë modest, SHH «Medvegja», ia ndau në një moment çmimin «Personalitet medvegjas i shekullit», si dhe një ekzemplar i monografisë: «30 vjet në shërbim të kombit». Në një punim artistik i llojit litografi me autor Adem Dërmakun, ishte shkruar: «Për kontributin dhënë kauzës shqiptare me mirënjohjen më të lartë nderohet krenaria e Medvegjës – Xhim Xhema – personalitet kombëtar i shekullit të Medvegjës. Ishe, je dhe do të mbetesh me shekuj krenaria jonë. SHH «Medvegja»-Zvicër, 1.03.2015».
Krejt në fund të takimit, medvegjasit ia dhuruan atij edhe një fotoalbum me foto nga aktivitetet e SHH «Medvegja», si dhe nga vendlindja e tyre, të cilin ai e mirëpriti, ndërkaq kjo bëri që ai të ndihej dhe i emocionuar. Pas gjithë kësaj ceremonie, delegacioni bashkëbisedoi në katër sy me këtë personalitet të çmuar të kauzës sonë kombëtare. Medvegjasit në ditët në vazhdim do të realizojnë edhe disa takime të tjera në SHBA. (dialogplus.ch) Foto galeri:


















