Home Aktuale Preshevë: Një vit nga hapja e maternitetit në që ende nuk funksionon!

Preshevë: Një vit nga hapja e maternitetit në që ende nuk funksionon!

786
0
SHARE

Edhe pse zyrtarisht është hapur në janar të vitit 2014, materniteti jashtëspitalor në Preshevë, për rekonstruim dhe pajisje e aparaturë janë harxhuar rreth 1.5 milionë euro, ende nuk ka filluar me punë, ka thënë deputeti popullor Riza Halimi.

Sipas Halimit, në Preshevë nuk ka kuadro të cilët janë të kualifikuar që të punojnë në maternitetin jashtëspitalor, ndërsa janë dërguar tre mjek për specializim vitin e kaluar, dhe për këtë arsye kthimi i tyre në punë në maternitet është i mundur vetëm pas katër viteve.

“Eshtë e vërtetë që ka një vit që është hapur zyrtarisht materniteti në Preshevë, ndërsa materniteti nuk punon. Arsyja kryesore është çështja kadrovike nuk është zgjidhur paralelisht me investimet” ka thënë Halimi.

Deputeti Halimi ka thënë se edhe më tej mbetet enigmë se ku janë harxhuar 100.000 eurot e dhuraura nga qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, kur dihet se këto të holla janë paguar me më shumë muaj më vonë pas përfundimit të maternitetit dhe rekonstruimit të ndërtesës.

Halimi ka kritikuar edhe vendimin që ky maternitet të vendoset në ndërtesën e objektit të praksës së përgjithshme, ku kjo zhvendosje ka sjellë që praksa e përgjithshme të mbetet pa ordinanca.