Home Aktuale Ish-minatori u dërgon mesazh Mustafës e Thaçit

Ish-minatori u dërgon mesazh Mustafës e Thaçit

739
0
SHARE

Një nga ish-minatorët e Trepçës, i cili bashkë me shokë po tenton të hyjë në zgafellen e minierës, aty ku janë ngujuar minatorët e kësaj ndërmarrjeje, u ka dërguar mesazh kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi që me asnjë çmim mos ta shesin Trepçën.

“Ju bëjë apel në tokë e në qiell që mos t’ua qorroj zoti sytë e ta lëshoni Trepçën. Kjo Trepçë është e jona. Bukën këtu e kemi”, ka thënë ai, pa dashur të tregoi identitetit e tij.

“S’ka rëndësi si e kam emrin. Jam minator i Trepçës”, ka thënë ai.

Ky ish-minator bashkë me të tjerët po synojnë të futen brenda në minierë me idenë që të mos dalin derisa sa të marrin garanci se Trepça nuk do të shitet.