Home Aktuale QSA vazhdon implementimin e projekit “Përkrahja dimërore 2014″‏ (foto)

QSA vazhdon implementimin e projekit “Përkrahja dimërore 2014″‏ (foto)

1025
0
SHARE

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë në vazhdën e aktiviteteve të saj të rregullta, vazhdon implementimin e projektit “Përkrahja dimërore” në vendbanimet e komunës së Bujanocit. Projekti ka për qëllim furnizimin me lëndë djegëse me nga 5 m3 drunj, familjeve në nevojë në vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Përmes projektit do të përfshihen 250 familje përfituese, ndërsa në komunën e Bujanocit pëfitojnë 75 familje.

QSA e ka vlerësuar këtë projekt shumë të nevojshëm. Rëndësia e projektit po dëshmohet edhe nga përshtypjet dhe nevoja e familjeve në nevojë, sidomos në këto ditë dimri që po mbretëron të ftohtit dhe shumë familje kanë mbetur pa drunj.

Sasia e drunjëve që po u dorëzohen familjeve në nevojë, paraqet minimumin e nevojshëm për të ngrohur së paku një ambient gjatë stinës së dimrit.

Familjet përfituese përzgjidhen sipas kritereve të projektit, ku përparësi kanë familjet në varfëri të skajshme, fëmijët jetimë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, familjet të cilat për shkaqe të befasishme nuk kanë arritur deri më tani të sigurojnë drunjtë për dimër etj.

Nga projekti do të përfitojnë edhe familjet në nevojë të nacionalitetit rom dhe serb.

Vlera e projektit kapë shumën prej 50,000 eurosh dhe mbështetet financiarisht nga organizata gjermane “Muslime Helfen” – organizatë partnere e QSA-së.

Ky është viti i dytë që QSA është duke e implementuar këtë projekt. I njejti projekt është implementuar edhe nga QSA në Kumanovë, përmes të cilit kanë përfituar 90 familje në nevojë nga komuna e Kumanovës dhe Likovës, nga 6 m3 drunj.

SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG