Era e fortë ka arritur shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë, mbarte me vete çdo gjë që i dilte para. Më shumë se 5.000 familje janë pa energji elektrike.
Stuhia “Felix” kaploi në Austrinë lindore, dhe më shumë se 5000 familje në rajonet Voitsberg, Weitz dhe Murtal janë pa energji elektrike.
Në rajonet tjera, “Felix” solli temperaturat e larta rekorde. Kështu, erërat që fryjnë nga malet dhe sjell mot të ngrohtë, e cila është karakteristikë e Alpeve, bëri një temperaturë rekorde 21,7 gradë në rajonin Obervellach në provincën Carinthia. Ky është rekord i temperaturave për muajin janar, transmeton TetovaSot.
Stuhi goditi Austrinë në orët e hershme të mëngjesit. Era e fortë ka arritur shpejtësinë deri në 200 kilometra, mbarte çdo me vete, drunjtë dhe kulmet e shtëpive.
Për shkak të stuhisë, tunelet në Shtajersk janë bllokuar për orë të tëra për shkak se nuk kishte energji elektrike. Shkaku i drunjëve dhe kulmeve të shtëpive, disa rrugë kanë mbetur të pakalueshme. Për shkak të erërave të forta është anuluar dhe gara e skive në Bad Kleinkirchheim.
“Ne presim që edhe nesër të ketë erëra të forta dhe stuhi. Shirat e fortë pritet të kalojnë nëpërmjet Vjenës deri Burgenland”, njoftoi Stefan Kizenhofer nga Instituti “ZAMG”.









