Home LAJME Korçë, nipi godet gjyshen me sëpatë në kokë

Korçë, nipi godet gjyshen me sëpatë në kokë

870
0
SHARE

Një krim në familje ka ndodhur në Korçë, ku nipi ka goditur me sëpatë në kokë gjyshen e tij.

Në lagjen nr.10 të Korçës, 21 vjeçari P.Hazizllari ka goditur gjyshen e tij nga nëna, 63 vjeçaren V.Çollaku me sëpatë në kokë.Nga të dhënat e para siç raporton Noa.al, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e të moshuarës, pas një konflikti mes saj dhe nipit.Nga hetimet e parë mësohet se djali nga Maliqi i Korçës, kishte shkuar në banesën e gjyshes dhe i kishte kërkuar para, por ka ndeshur në kundërshtinë e saj.Mësohet se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe përballë rezistencës së gjyshes, ka marrë sëpatën që ndodhej në banesë dhe e ka goditur.Gruaja është dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë i riu është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë pas plagosjes dhe po punohet për kapjen e tij./noa.al/