Home Aktuale “DVERI” letër të hapur qeverisjes lokale në Bujanoc!

“DVERI” letër të hapur qeverisjes lokale në Bujanoc!

1096
0
SHARE

Lëvizja “Dveri”, i ka dërguar letër të hapur vetqeverisjes lokale në Bujanoc një letër të hapur, kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetarit të Kuvendit komunal Jonuz Musliu, transmeton presheva.com.

 

Kjo lëvizje i ka dërguar drejtuesve të komunës së Bujanocit me rastin e vendimit të kuvendit komunal që të miratohet vendimi për ndryshim të emrave të rrugëve në 22 rrugë të Bujanocit, ndër të tjera si rruga “Carica Milica”, Car Dushani, Zhivojina Mishiqa, Kosmetske, Kiril dhe Metodij.. në emrat Sami Frashëri, Naim Frashëri, Ilaz Selimi…

Në këtë letër, kjo lëvizje shtron pyetje si:

“Sa të holla (apo ndonjë kompenzim tjetër) i keni dhënë për ti korruptuar politikanët serb nga Bujanoci që kanë marrë pjesë në këtë tradhëti më të re të interesave serbe në Jug të Serbisë”.

“Kush ka marrë pjesë nga politikanët serbe në tërë këtë tregim, me përjshatim të antarëve dhe përfaqësuesve të SNS Nenad Mitroviq, përfaqësues të SPS Bozhidar Angjelkoviq dhe përfaqësuesit të GG Miograd Miljkoviq” thuhet në letrën e hapur.

“Gjithashtu është e rëndësishme që të na përgjigjeni në pyetjen se sa është shuma me të cilën politikanët serb kanë shitur diçka që nuk është e tyre, pasi një shumë të njejtë ne do tua kthejmë kur ti kthehmë edhe emrat me nder. Nuk duam që të ndjeheni të mashtruar nga ana e qeverisja e korruptar serbe kur ti kthejmë përsëri emrat e rrugëve në Bujanoc, por duam që me fytyrë të bardhë dhe llogari të pastra të fillojmë që së bashku të ndërtojmë Bujanocinme të cilin do të krenohemi të gjithë… thuhet më tej në letrën e hapur, transmeton presheva.com.