Home LAJME Shteti Islamik rrëzon avionin jordanez, peng piloti

Shteti Islamik rrëzon avionin jordanez, peng piloti

835
0
SHARE

Një avion luftarak është rrëzuar në provincën siriane të Raqqa-s, një territor i kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik, njoftoi këtë të mërkurë grupi monitorues, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pse fillimisht rrethanat dhe identiteti i avionit ishin të paqarta, shumë shpejt aktivistët raportuan se avioni ishte i koalicionit të udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara dhe është rrëzuar nga militantë të Shtetit Islamik në veri të Sirisë.

Avioni besohet të jetë nga Jordania, ndërkohë që fati i pilotit të tij është ende i paqartë, pavarësisht se mbështetës të Shtetit Islamik publikuan foto nëpër rrjete sociale, ku tregojnë një pjesëtar të forcave ajrore jordaneze të rrethuar nga njerëz të armatosur.

Jordania është një prej 4 vendeve arabe që i janë bashkuar koalicionit, i cili po bombardon prej muajsh pozicionet e Shtetit Islamik në Siri e Irak, teksa vetë ajo ka nisur sulmet nga shtatori.

Ngjarja është vështirë të konfirmohet në mënyrë të pavarur për shkak të kufizimit të aksesit të mediave të huaja në zonat e konfliktit.