Home LAJME Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së për president (Video)

Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së për president (Video)

1168
0
SHARE

Iljaz Halimi është kandidati për president i zgjedhur nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Kandidatura e tij u bë publike sot nga kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, në një konferencë me mediat.

Nga PDSH theksuan se për kandidaturën e tij duhet të mblidhen 10 mijë nënshkrime deri më 3 mars. Halimi deri tani është kandidati i vetëm shqiptar për president, pasi që BDI ka bërë të ditur se do të bojkotojë zgjedhjet. Iljaz Halimi aktualisht është kryetar i Kuvendit Qendror të PDSH-së, një detyrë që deri kohë më parë udhëhiqej nga Arbër Xhaferri.

Kreu i PDSH-së shpreson se profesor Iljaz Halimi do të arrijë të merr maksimumin e votave tek shqiptarët dhe sipas liderit të PDSH-së z. Menduh Thaçi më pas do të pritet që të ketë negociata të vërteta me partitë maqedonase për të drejtat e shqiptarëve.

Ndërkaq, nga ana e tij profesor Iljaz Halimi është shprehur i kënaqur që ai do të jetë kandidat për president duke nënvizuar se do të arrijë të marrë mbështetjen e votuesve shqiptarë.(INA-LuginaPress)

 

LEAVE A REPLY