Home OPIONIONE Politika po na largon nga vendlindja

Politika po na largon nga vendlindja

739
0
SHARE

Nga Astrit Dauti

Jam një person në moshën 22 vjeçare nga Struga ku përfaqësoj një shoqëri të gjerë brenda këtij shteti dhe politikës së ndyerr brenda tij.

Një vend ku një student kryen fakultet me mesatare për tu patur zili, ku një student përqendrohet tek mësimet dhe i le anash të gjitha preokupimet e tjera për ta ngritur arsimin dhe për të shpresuar për një të ardhme më të mirë.

Por a e dini se cili eshte rezultati nga te gjitha keto perkushtime? Eshte plaga me e fort qe ka marr nje student ndonjeher ne jeten e tij. Eshte ajo lloj e plages sikur nje zogu ti kepusesh krahet per te mos fluturuar më.

Keto po i ben politika e ketij vendi. Ku nuk vleresohet arsimi, dituria dhe perkushtimi qe ke, por vleresohet i padituri, vlersohet korrupsioni, vleresohet ai qe eshte i pistë.

Per fat te keq eshte ajo lloj plagosje sa mendohesh thellë dhe me vete te ben te pendohesh per arsimin qe ke kryer dhe te ikesh dhe kurrë mos ktheshesh më në këtë vend të mallkuer.

A nuk eshte kjo mallkimi me i madh per nje vend ku duhet te mbeshtetet tek rinia per te patur nje zhvillim vital brenda shoqerisë, ku çdo vend shkon drejt kesaj rruuge kurse këtu ne kete vend vlerësohet e kundërta.

Miqtë e mi, jam një nga ato që kam mbaruar fakultet me mesatare 8.5 dhe nuk mund të punësohem, pasi nuk di të vjedhë dhe nuk di të korruptoj.

Jam duke përfunduar edhe masterin, por akoma po “MBYTEM” ne zi. Kur kjo mbytem ne zi duhet te jete e kunderta per mua duhet te jet e ardhmja e ndritur.

Kam akoma me shume per te shkruajtur dhe ja vlen por ja qe me dridhen duart nga urrejtja per veten dhe inati per kete realitet te hidhur ku ne po jetojmë.

Kërkoj ndjese per kohen qe ju mora por besoj se ja vlen per tu vetdisuar dhe per ti then stop keti realiteti dhe per ti then stop atyre personave qe ne i konsiderojm si mbreter por qe ne te vertet jan sherbetoret tane(politikanet) qe pervec se duhet te na urdherohen per cdo kerkes, por ne i ungjim kokat dhe urdherohemi ne nga ata me voten tone.