Home Aktuale Musmurati: Nesër ia dëgjoni zanin PDK-së

Musmurati: Nesër ia dëgjoni zanin PDK-së

1113
0
SHARE

Përderisa partnerët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma tash e disa ditë po përplasen për postin e kryeministrit, PDK-ja duket se këto zhvillime po i shikon me durim dhe vëmendje të shtuar.

Edhe pse kjo parti nuk e ka përjashtuar asnjë parti për koalicion, ajo ende nuk është përcaktuar se cilën parti do ta dëshironte në bashkëqeverisje.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, tha për KALLXO.com se ende nuk kanë qëndrim të prerë për këtë çështje, por shtoi se shpejt do t’i dëgjohet “zani” kësaj pune.

“Nuk dua të them asgjë. Besoj ia dëgjon zanin nesër”, tha shkurt Musmurati.

I pyetur se cilën parti e shohin si partnere në bashkëqeverisje, ai tha se PDK-ja nuk e përjashton asnjë parti, përveç atyre që e kanë përjashtuar veten. /Kallxo/