Home Aktuale Studentët marshuan kundër testimit ekstern

Studentët marshuan kundër testimit ekstern

888
0
SHARE

Mijëra studentë protestuan rrugëve të Shkupit kundër paralajmërimit për testimin ekstern nëpër Universitete. Marshi i studentëve filloi para Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi, për të vazhduar më pastaj para Qeverisë.

Grupi i studentëve më pas u nis drejtë Parlamentit studentorë të USHKM-së, por atje nuk hasën në mbështetje të kolegëve. Në shenjë pakënaqësie, protestuesit me kurora lulesh e varrosën këtë parlament.

Studentët u ndalën edhe para ministrisë së Arsimit. Edhe atje kërkuan nga ky dikaster të mos aplikojë testimin ekstern në Universitete.

“Ligji i paralajmëruar për testim ekstern, sipas nesh është ligj shkatërrues për të drejtat e studentëve dhe bie ndesh me të drejtën e garantuar me kushtetutë, arsimin dhe me këtë bëhet shkelje direkte në autonominë e Universitetit, që gjithashtu është problematike. Prandaj dolëm për ta shpreh pakënaqësinë tonë”.

“Me këtë marsh protestues treguam se me organizim shumë të vogël mund të bashkohemi si studentë pa u theksuar me asnjë simbol, apo marr parasysh ndarjet etnike dhe partiake. Masa kritike e studentëve po rritet dhe patjetër duhet të vazhdojmë kështu”.

Studentët morën mbështetje edhe nga një pjesë e profesorëve të cilët nuk deshën të flasin para kamerave duke shtuar se theksi duhet të vendoset te studentët dhe mjafton prezenca e tyre. Përkundër tentimit tonë, askush në Ministrinë e Arsimit nuk deshi të komentonte protestat e studentëve dhe kërkesën e tyre për mos aplikimin e testimit ekstern.