Milan i tregon derën mesfushorit Kevin Constant. Mësohet se për lojtarin 26-vjeçar Tottenhami ka nisur negociatat me klubin kuqezi dhe janë vetë drejtuesit e Milanit ata që i kanë ofruar kartonin e lojtarit anglezëve. Jo vetëm kaq sepse në diskutime Tottenham është interesuar edhe për Nigel de Jong, por për këtë të fundit Milani po bën rezistencë sepse është ideal për skemat e trajnerit Seedorf.






